Nën akuzat për “keqpërdorim të besimit” dhe “shmangie nga tatimi”, me vendim të Prokurorit të Shtetit kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është dërguar në mbajtje për 48 orë, raporton Fol Drejt.
Siç u tha më sipër, aktvendimi nga ana e Prokurorit të Shtetit është marrë për shkak të dyshimit se Ademi ka kryer veprat penale “keqpërdorimi i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”
“I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale”, thuhet në raportin e prokurorisë.
Ademi ka kohë që përballet me me akuza. /FolDrejt/