Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, u vendos në burgun Kajang pasi gjykata federale miratoi dënimin e tij me 12 vite burgim lidhur me korrupsionin në Fondin e Zhvillimit Publik të Malajzisë (1MDB).
Gjatë transferimit të tij me një fuoristradë të zezë nga Pallati i Drejtësisë në qytetin Putrajaya në burgun Kajang, ish-kryeministri Najib u shoqërua nga një flotë e madhe automjetesh derisa mbërriti në burg, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Gjykata Federale e Malajzisë miratoi dënimin e ish-kryeministrit Najib Razak, i cili ishte dënuar me 12 vjet burg lidhur me korrupsionin në Fondin e Zhvillimit Publik të Malajzisë (1MDB).
Si autoriteti më i lartë gjyqësor i Malajzisë, Gjykata Federale la në fuqi dënimin e Najib Razak për 7 krime të veçanta, përfshirë shpërdorimin e detyrës, pastrimin e parave dhe keqpërdorim të besimit, për të cilat ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Lartë në korrik 2020, në gjykimin apelues përfundimtar.
Korrupsioni 1MDB
Parashikohet se 4,5 deri në 7 miliardë dollarë u shpërdoruan nga fondi 1MDB i themeluar në vitin 2009 nga ish-kryeministri Najib Razak dhe i cili erdhi në rendin e ditës në vitin 2015 me pretendimet për korrupsion.
Ndaj ish-kryeministrit Najib të përfshirë në korrupsion u dha një dënim me 12 vjet burg dhe gjobë në vlerën 210 milionë ringgit të Malajzisë (rreth 52 milionë dollarë), ndërkohë që Malajzia vazhdon të kërkojë fondet e humbura në 12 vende./FolDrejt/