Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia irlandeze pasi është kapur në një shtëpi bari.
Sipas mediave britanike, Klintom Hysa, i njohur si piktor është përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
27-vjeçari u arrestua në fillim të këtij muaji pasi policia kishte rënë në gjurmët e tij, ndërsa po hetonte fabrikën e prodhimit të drogës të zbuluar në veri të qytetit.
Ndërkohë shqiptari i cili ishte vendosur në Manor Road në Wakefield , Yorkshire po përballet me akuza dhe posedim të lëndëve narkotike dhe akuza për devijimin e energjisë elektrike në vlerë për më shumë se 2,000 paund.
Gjurmët e gishtave të vendosura në një radiator dhe komplet peshoresh në pronë u identifikuan se i përkasin Hysës, u tha gjykatës.
Mediat e huaja shkruajnë se nga policia u gjetën 50 bimë kanabis, llamba ngrohëse dhe 40 kg të tjera drogë gjatë kontrollit të banesës në nëntor të vitit të kaluar.
Avokati i prokurorisë, David Mçlean, zbuloi se ngarkesa ka një vlerë të vlerësuar në rrugë prej 200,000 paund.
27-vjeçari herë pas herë udhëton në Irlandën e Veriut ku duhet se punon si piktor dhe dekorues .
Ndërsa gjyqtari nga ana e tij është shprehur se sasia e kanabisit bimor që është gjetur në Irlandë është jashtëzakonisht e rëndësishme.