Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë, pas dyshimeve se të njëjtit kanë kryer veprën penale të rrëmbimit.
Arrestimi ka ndodhur në fshatin Shkabaj, transmeton Fol Drejt.
Arrestimin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, për klankosova.tv.
Ahmeti tha se të dyshuarve iu është gjetur dhe konfiskuar llap-top, stoli- bizhuteri, orë dore, pasaportë.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen katër persona të dyshuar për veprën rrëmbim.
Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Rajonit të Prishtinës, në një restorant në fshatin Shkabaj, janë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën rrëmbim.
Arrestimi i të dyshuarve:
– G. B, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
– A. B, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
– E.T, mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– L. Rr, mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 11.10.2022.
Personave të dyshuar u janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet (llap top, stoli- bizhuteri, orë dore, pasaportë etj.), që i janë marrë personit të rrëmbyer, i cili në gjendje të mirë është liruar pasi i janë marrë gjërat e sipërshënuara.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme, para se rasti të procedohet më tej./FolDrejt/