Gjykata në Kinë dënoi sot miliarderin kinez Xiao Jianhua me 13 vjet burg për mbledhje të paligjshme fondesh, përdorim të paligjshëm të fondeve dhe ryshfet, si dhe e gjobiti me rreth 1 miliard dollarë.
Pronari i Tomorrow Holding, Xiao Jianhua, u dënua me 13 vjet burg dhe gjobë 6,5 milionë juanë (rreth 962.500 dollarë), ndërsa kompania e tij u gjobit me 55,03 miliardë juanë (rreth 8,09 miliardë dollarë), sipas televizionit shtetëror CGTN, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Xiao dhe kompania e tij kanë shkelur rëndë urdhrat e menaxhimit financiar dhe kanë rrezikuar sigurinë financiare kombëtare”, deklaroi gjykata./FolDrejt/