Në raportin e saj 24 orësh, Policia ka bërë të ditur mbi inicimin e veprave penale: lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje.
Rasti ka ndodhur në Pejë, më datën 17, rreth orës 23:20.
“Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi ishin përfshirë në një rrahje, me ç’rast dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka u është ofruar tretman mjekësor.
Nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një revole me një karikator dhe një fishek. Me vendim të prokurorit, shtatë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”/FolDrejt/