Forcat izraelite kanë rrëzuar nëntë shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Sipas dëshmitarëve okularë, buldozerët izraelitë rrafshuan tetë shtëpi në ndërtim në Al-Daouk pranë qytetit Jericho, si dhe një shtëpi në Farasin pranë qytetit Jenin, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Forcat izraelite për rrëzimin e shtëpive u arsyen se atyre u mungon leja e ndërtimit.
Vitin e kaluar, Izraeli lëshoi urdhra për rrëzimin e 18 shtëpive palestineze në Farasin, ku banojnë afër 200 palestinezë.
Rrëzimi i shtëpive nga Izraeli tërhoqi dënimin e menjëhershëm nga Ministria e Punëve të Jashtme e Palestineze, e cila këto veprime i quajti “përpjekje për të kontrolluar këto toka dhe për të imponuar sovranitetin izraelit mbi to”.
“Izraeli vazhdon të zbatojë skemën e tij të vendbanimeve në Bregun Perëndimor, përfshirë në Kudsin Lindor, që kërcënon opsionin e zgjidhjes me dy shtete”, tha ministria palestineze.
Sipas Marrëveshjes së Oslos, e nënshkruar në vitin 1995 midis Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Bregu Perëndimor, përfshirë Kudsi Lindor, u nda në tre pjesë, Zona A, Zona B dhe Zona C.
Izraeli i ndalon palestinezët të kryejnë projekte ndërtimi në pjesë të Bregut Perëndimor të përcaktuar si Zona C, e cila bie nën kontrollin administrativ dhe të sigurisë nga Izraeli.
Zona C akutalisht është shtëpi e 300 mijë palestinezëve, shumica dërrmuese e të cilëve janë komunitete beduine dhe ato të bagëtive të cilët kryesisht jetojnë në tenda, karvane dhe shpella./FolDrejt/