Një shtetas kosovar dhe një maqedonas janë arrestuar në Zvicër, nën dyshimin për mbështetje të organizatave terroriste.
Dy anëtarët e dyshuar të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, janë arrestuar si pjesë e një serie bastisjesh të koordinuara të policisë në Zvicrën perëndimore.
Dy të dyshuarit e arrestuar janë duke u marrë në pyetje nga prokurorët federalë, të cilët do të vendosin nëse do të ngrenë akuza dhe për sa kohë do t’i mbajnë ata në paraburgim.
Katër shtëpi u kontrolluan në kantonet Vaud dhe Gjenevë, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.
Terrorizmi i frymëzuar nga xhihadistët konsiderohet si një nga kërcënimet më të rënda për sigurinë e brendshme nga shërbimi i inteligjencës zvicerane, raporton Sëiss.info, transmeton Klankosova.tv.