Pas dhunimit të 11-vjeçares, që tronditi vendin dhe jo vetëm, po del se një rast i tillë ka ndodhur edhe në komunën e Gjilanit, në fillim të këtij viti.
Klankosova.tv merr vesh se dy persona, vëllezër mes vete, tashmë janë prapa grilave, pasi gjatë muajit mars dhe prill të këtij viti kanë dhunuar seksualisht një 16-vjeçare.
Po ashtu burime të Klankosova.tv brenda policisë në rajonin e Gjilanit konfirmuan arrestimin e tyre pa dhënë detaje tjera për rastin që tashmë është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.
Gjithçka dyshohet se ka ndodhur në fshatin Velekincë.
Klankosova.tv ka provuar të marrë informacione nga prokuroria përkatëse rreth këtij rasti, por nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje.