Tre persona janë arrestuar pas dyshimeve se kanë kryer veprën penale të fajdeve.
Rasti ka ndodhur në komunën e Gjilanit, dje pasdite, konkretisht rreth orës 15:30, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të policisë, tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit në dy lokacione të dyshuara, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri, tre karikatorë, 93 fishekë, dy telefona mobilë, 1379 euro, 250 franga dhe disa dokumente.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/