Mbrëmjën e së mërkurës policia ka ndaluar dy automjete të dyshuara taksi me targa vendore me drejtues dy të dyshuarit të cilat ishin në lëvizje nga drejtimi Vërmicë – Prizren.
Gjatë kontrollit të realizuar ndaj dy automjeteve janë hasur shtatë viktima shtetas egjiptianë dhe një shtetas palestinez, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në kontrabandimin e tyre.
Me urdhër të prokurorit tre personat e dyshuar, dy meshkuj kosovarë dhe një mashkull palestinez, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktimat janë dërguar në njësinë për migrim dhe të huaj për procedurat e mëtutjeshme.
“Policia e Kosovës, me qëllim të parandalimit të aktiviteteve kriminale dhe migrimit ilegal në pikat kufitare, ka hartuar planin operativ “Migrim i parregullt”, referuar të cilit janë shtuar patrullimet dhe vëzhgimet në terren për identifikim dhe arrestim të personave të dyshuar, kryes të veprave penale”, thotë policia tutje përmes komunikatës për media.