Një person ka raportuar në polici se është grabitur derisa punonte në një pompë derivatesh.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, në fshatin Zhabar, rreth orës 01:30 të datës 21 dhjetor, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, ankuesi mashkull ka bërë të ditur se grabitësi ishte i maskuar dhe i armatosur dhe se i njëjti ka grabitur rreth 300 euro.
Rasti është nën hetime./FolDrejt/