Përmes raporti të saj, Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka ngjarë një grabitje nën kërcënimin e armës, në objektin e PTK-së në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet.
“Pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet që grabitja të jetë kryer nën kërcënimin e armës nga dy persona të dyshuar”, është shprehur Ahmeti, njofton Klankosova.tv.
Më tej, Ahmeti bëri të ditur se policia ka iniciuar një hetim në lidhje me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore që të zbardhen rrethanat e rastit.