Ndërsa pjesëtarë të shumtë të policisë dhe KFOR-it po vijojnë t’i sigurojnë objektet e komunave të veriut, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka filluar t’i takojë kryetarët e sapozgjedhur në komunat e veriut, shkruan Fol Drejt.
Në këtë takim me ambasadorin Hovenier po marrin pjesë kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci. Sipas Klan Kosovës, pjesë e këtij takimi është edhe shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.
Sot, që në orët e hershme të mëngjesit një numër i madh i qytetarëve serbë janë grumbulluar para objekteve komunale në veri, por që pranë tyre po qëndrojnë trupa të shumtë të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës./FolDrejt/