Një rasti i dhunës psikike në familje është raportuar të ketë ndodhur në komunën e Pejës, përcjell Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur më 31 gusht, rreth orës 23:00.
Siç njofton raporti 24 orësh, viktimat kosovare kanë raportuar se djali i tyre, i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte nën ndikimin e alkoolit, nga dhoma e ditës i ka larguar të gjitha orenditë dhe i ka dëmtuar ato.
Sç thonë viktimat përveç dhunës psikike nuk ka pasur dhunë fizike.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.