Një person është arrestuar nga policia për zjarrvënie.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:05 në Raushiq, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari ,mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së vet.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./FolDrejt/