Një person është arrestuar pas dyshimeve se i njëjti, nën ndikimin e alkoolit, ka kanosur një viktimë femër.
Rasti ka ndodhur në komunën e Gjakovës, me datën 8 shtator, rreth orës 16:50, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/