Një person është arrestuar nga policia nën dyshimin për ushtrimin e dhunës ndaj bashkëshortes së tij.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, rreth orës 13:30 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur raporti 24 orësh, i dyshuari kishte qenë në gjendje të dehur.
Me vendim të prokurorit i dyshuari do të mbahet në stacion policor deri në këndellje./FolDrejt/