Një person ka përfunduar në pranga nën dyshimet për dhunë familjare.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, rreth orës 23:00 të natës së mbrëmshme, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur raporti 24 orësh, i dyshuari kishte qenë në gjendje të dehur.
Si rrjedhojë, i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave femra kosovare.
I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/