Një person ka përfunduar në pranga të policisë pas dyshimit se i njëjti, nën ndikimin e alkoolit, ka ngacmuar një viktimë femër.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 17:50, në Pejë, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/