Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Nën patronazhin e Kryeministrit Kurti, u mbajt Akademi Përkujtimore për nder të veprimtarit dhe intelektualit Adem Demaçi

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 8 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mbajt sot Akademi Përkujtimore për nder të veprimtarit dhe intelektualit Adem Demaçi, me rastin e pesëvjetorit të ndarjes së tij nga jeta, transmeton Fol Drejt.

Para të pranishmëve, kryeministri Kurti fjalën e tij e filloi duke thënë se sa herë që i vjen rasti të flas apo të shkruaj për Adem Demaçin, përballet me vështirësinë e të orientuarit në botën aq të madhe që ai e ka ndërtuar me vepra dhe që e ka lënë pas me trashëgiminë jetësore të tij.

“Nga cili fill t’ia nisesh shpalosjes së jetës së këtij njeriu kaq të veçantë saqë autentik në historinë politike të shqiptarëve dhe të Evropës në shekullin e XX. Për ata që nuk kanë patur fatin ta njohin nga afër, besoj që porta e duhur për t’u futur në botën e Adem Demaçit, është duke e lexuar romanin e tij autobiografik Dashuria kuantike e filanit, ku ai e rrëfen jetën e ti”, u shpreh kryeministri.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Duke kujtuar rrugëtimin e Adem Demaçit dhe rezistencën e tij, kryeministri tha se baca Adem shihej si problematik për pushtetin shtypës të Beogradit, meqë e kishte kundërshtuar nxitjen e shpërnguljeve të shqiptarëve në Turqi dhe aksionet përndjekëse për grumbullimin e armëve.

Gazetar dhe shkrimtar në profesion, guximtar dhe patriot në drejtim, aktivist dhe politikan në veprim, disident dhe i pathyeshëm në metoda, i ditur në mendje dhe njerëzor në zemër. Ky, sipas kryeministrit, ishte Adem Demaçi përballë shkrimit, përballë burgjeve, përballë lirisë dhe përballë historisë.

Kryeministri Kurti përmbylli fjalën e tij duke i shprehur lavdi jetës aq unike dhe veprës aq autentike të Adem Demaçit për jetë e mot!

Përpos kryeministrit, nga një fjalë rasti mbajtën edhe z. Shefki Sadiku, Kryetar i Shoqatës së ish të burgosurve politikë dhe Abetare Demaçi, vajza e veprimtarit dhe intelektualit z. Adem Demaçi.

Ndërkaq, kjo Akademi u përcoll edhe me performancë muzikore nga Avni Mula me “Agimet shqiptare” , “Mes dashurive” – Çesk Zadeja, “Kroi i fshatit tone” – Kristo Kono, “O vendi im” – Rashid Krasniqi, “Unë, biri yt Kosovë” Feim Ibrahimi, interpretuar nga znj. Besa Llugiqi, soprano dhe z. Valton Beqiri, piano.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Të nderuara familje Demaçi,

I dashur Shqiptar, e dashur Abetare,

I nderuar zoti Shefki Sadiku, kryetar i shoqatës së ish të burgorusve politikë,

Shkëlqesi ambasadorë të akredituar në Republikën e Kosovës,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës,

Ministra e zëvendësministra të qeverisë,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve e shtetërore,

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotërinj,

Motra dhe vëllezër,

Sa herë që më vjen rasti të flas apo të shkruaj për Adem Demaçin, për bacën Adem, përballem me vështirësinë e të orientuarit në botën aq të madhe që ai e ka ndërtuar me vepra dhe që e ka lënë pas me trashëgiminë jetësore të tij. Nga cili fill t’ia nisesh shpalosjes së jetës së këtij njeriu kaq të veçantë saqë autentik në historinë politike të shqiptarëve dhe të Evropës në shekullin e XX. Për ata që nuk kanë patur fatin ta njohin nga afër, besoj që porta e duhur për t’u futur në botën e Adem Demaçit, është duke e lexuar romanin e tij autobiografik “Dashuria kuantike e filanit”, ku ai e rrëfen jetën e tij.

Ndërkaq sot, në përvjetorin e pestë të vdekjes së tij, që ndodhi më 26 korrik 2018, dua t’ia filloj me këtë pesë vjetor pikërisht nga kjo datë. Si sot, plot 60 vite më parë, më 26 korrik 1963, qyteti i Shkupit u godit nga një tërmet shumë i fuqishëm që shkaktoi shkatërrime masive. Një muaj më pas, më 22 gusht, në Shkupin e rrënuar, të hipur mbi një makinë po kalonin në vizitë të përbashkët dy liderë totalitarë: diktatori i Jugosllavisë Josip Broz – Tito dhe ai i Bashkimit Sovjetik, Nikita Khrushchev. Mes shumë përgatitjeve për vizitën e tyre, me frikë që ajo të mos prishej, autoritetet jugosllave ishin kujdesur veçanërisht edhe për një njeri, që e kishin izoluar dhe futur në burg disa ditë më parë. E emri i tij ishte Adem Demaçi!

Pra dy diktatorë të fuqishëm dhe nga më të pushtetshmit e kohës, i frikësoheshin një gazetari dhe shkrimtari të ri, atë kohë vetëm 27- vjeçar. Dhe kishin të drejtë! Kishin të drejtë sepse kishin plot arsye për t’iu frikësuar Adem Demaçit, ndonëse ai ende nuk ishte ai që do të bëhej më pas, Adem Demaç. Shihej si problematik për pushtetin shtypës të Beogradit, meqë e kishte kundërshtuar nxitjen e shpërnguljeve të shqiptarëve në Turqi dhe aksionet përndjekëse për grumbullimin e armëve.

Adem Demaçi ishte autor i librit “Gjarpinjtë e gjakut”, të parit roman shqip të shkruar në Kosovë, që sikur edhe shumë tregime të tij, e kishte botuar më 1958 te revista letrare “Jeta e Re”, e cila drejtohej asokohe nga Esad Mekuli. Aludimet kundër pushtetit jugosllav, të shkruara me një gjuhë popullore në këtë roman, siç vërehet edhe nga titulli i një kohe kur shqipja ende nuk ishte standardizuar, i nxorën zbuluar bindjet politike të Demaçit, për çfarë bashkë me njohjen që mori, ai hyri edhe në shënjestrën e pushtetit të atëhershëm jugosllav. Pasi refuzoi kategorikisht të bëhej anëtar i partisë komuniste, Adem Demaçi u arrestua më 19 nëntor 1958. Vërejeni me kujdes, herën e parë Adem Demaci arrestohet mu në 14 vjetorin e çlirimit të Prishtinës nga gjermania naziste sepse kështu festohej atëbotë çlirimi në kohën e Rankovicit.

Në një proces politik gjyqësor të zhvilluar në Prishtinë gjatë shkurtit dhe marsit të vitit 1959, ai u dënua me 5 vjet burgim.

Gjatë këtij procesi, ai kishte deklaruar që po citoj: “Nëse Serbia dhe Jugosllavia nuk heqin dorë nga okupimi dhe nëse e pengojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, atëherë nuk do të ketë paqe në Ballkan” mbaron citati. Vërtetësia e këtij paralajmërimi, do të provohej dyzet vjet më vonë dhe në disa forma vazhdon të vërtetohet edhe sot e kësaj dite. Ai mbajti 3 vite burgim në Mitrovicën e Sremit dhe në Beograd, para se të lirohej më 18 nëntor 1961. Por ky do të ishte vetëm burgimi i tij i parë dhe më i shkurti në jetën e tij.

Në shtator 1963, bashkë me veprimtarë të tjerë, Adem Demaçi themeloi dhe u vu në krye të organizatës së fshehtë Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSh), e cila u zbulua shpejt. Adem Demaçi u arrestua sërish dhe pas një procesi gjyqësor të zhvilluar nga 27 – 31 gusht 1964, u dënua me 15 vjet burgim. Ai do të lirohej më 8 qershor 1974, pasi kishte mbajtur 10 vite burgim, fillimisht në burgun e Nishit dhe pastaj në atë të Pozharecit. Ndonëse me kohëzgjatje shumë më të shkurtër, 25 vite më pas, burgun e Nishit dhe të Pozharecit do t’i përjetoja dhe unë, i burgosur nga Serbia, ndër të tjera edhe si bashkëpunëtor i bacës Adem. Në ato burgje i kam parë vendet për të cilat e kisha dëgjuar Bacën Adem të rrëfente për vitet e kaluara në burg, kohë kjo kur siç e ka thënë vetë ai: “pushtuesit serbë më kalitën e më farkuan për sherrin e për të zezën e vet.”

Ndërkohë që Serbia e mbante në burg Adem Demaçin, ajo nuk kishte arritur ta burgoste edhe figurën e tij në publik, meqë Adem Demaçi ishte kthyer në sinonim rezistence në kundërshtimin e pushtetit shtypës jugosllav mbi shqiptarët. “Rroftë Adem Demaçi”, ishte një nga thirrjet në demonstratat masive të vitit 1968, që sollën edhe flamurin edhe universitetin, ndërkohë që Adem Demaçi ishte në burg. Edhe në demonstratat e vitit 1981 sërish do të brohoritej rroftë Adem Demaci kur ai ishte përsëri në burg. Njësoj edhe në demonstratat evitit 1989 shqiptarët brohorisnin rroftë Adem Demaci i cili ende po mbahej në burg. Ecja kolektive drejt lirisë si lëvizje e popullit nga ata që ishin në burgun e madh të quajtur Kosovë bëhej me thirrje rroftë ai që ishte në burgun brenda burgut rroftë Adem Demaci.

Vetëm një vit pas lirimit nga burgu i dytë, Adem Demaçi u arrestua më 6 tetor 1975. Procesi gjyqësor që u mbajt nga 1 deri më 7 shkurt 1976, i dha për verdikt, dënim me 15 vite burgim, të cilat ai i kaloi në burgun e Stara-Gradishkës në Kroaci.

Me urdhër të kryesisë së Jugosllavisë, Adem Demaçi u lirua më 21 prill 1990, pesë muaj e gjysmë para përfundimit të plotë të dënimit me burgim. Me të dalë nga burgu ai kishte deklaruar: “Që nga 21 prilli i këtij viti ndodhem në burgun më të madh në botë, që e njeh historia e njerëzimit – në burgun e Kosovës, ku më se dy milionë shqiptarë nga regjimi hegjemonist-shovinist-terrorist janë zhveshur nga të gjitha liritë dhe të drejtat më elementare njerëzore e kombëtare.”

Si luftëtar i mendimit dhe i fjalës së lirë dhe si mbrojtës i të drejtave dhe lirive të njeriut, më 4 dhjetor 1991, me nismën e deputetes Doris Pack, Parlamenti Evropian ia dha Adem Demaçit, Çmimin “Sakharov”. Ai i kishte kaluar plot 28 vite në burg, krahasueshëm me fituesin e parë të Çmimit “Sakharov”, Nelson Mandelan, aktivistin jugafrikan që kishte qenë 27 vite i burgosur. Njësoj sikur Mandela në Afrikën e Jugut, Adem Demaçi do të kundërshtonte apartheidin dhe segregacionin e Serbisë në Kosovë, edhe si kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut mes viteve 1991 – 1995.

Në fjalimin e tij kur e mori çmimin Sakharov Adem Demaci tha ‘’logjika e blloqeve e bllokon logjikën’’ ai angazhohej për bashkëpunim dhe paqe, Adem Demaci ishte kështjella që e donte urën dhe luftëtari që e donte paqen.

E më 1994, Adem Demaçi u kandidua njëkohësisht për Çmimet “Nobel” edhe për Letërsi dhe “Nobel” për Paqe, duke të kujtuar kështu profile shkrimtarësh botëror sikur ta zëmë Amos Oz. Më 1996 ai u zgjodh Kryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës, por figura e tij mbeti gjithmonë mbipartiake. Më 1997, Adem Demaçi i mbështeti protestat e organizuara nga ne studentët nëpërmjet Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës. E disa muaj më pas, më 13 gusht 1998, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e emëroi Adem Demaçin përfaqësues politik të UÇK-së. Deri më 2 mars 1999 kur dha dorëheqje, Adem Demaçi e përfaqësoi UÇK-në politikisht, përballë propagandës së egër të Serbisë, duke e mbrojtur dhe afirmuar UÇK-në botërisht, në konferenca për media, nëpër takime me përfaqësues e delegacione ndërkombëtare. Gjatë kësaj kohe, për më shumë se gjashtë muaj, unë kisha fatin të isha sekretar i tij në zyrën e UÇK-së në lagjen Tophane të Prishtinës. E aty isha dëshmitar dhe nxënës i atij njeriu që gjatë jetës, pafund herë e ka tallur vdekjen dhe ka qeshur me rrezikun e që me gjithë qenien e tij është angazhuar për lirinë e Kosovës.

Edhe pas luftës, Adem Demaçi vazhdoi të ishte një adresë e rëndësishme reference dhe një mendje prej së cilës të gjithë prisnim mendim. Sa herë që shoqëria dhe shteti ynë ishte në udhëkryq, ne kthenim kokën drejt Adem Demaçit për ta pyetur se çfarë mendonte ai për këtë apo atë rrugë. Por që nga 26 korriku i vitit 2018, më nuk e kemi këtë drejtues. E megjithatë edhe më tutje, sa herë që duam të hedhim hapa para në rrugëtimet tona, ne shqiptarët gjithmonë ia vlen ta pyesim vetën dhe njëri tjetrin: çfarë do të mendonte për këtë Adem Demaçi? Kurse për të marrë përgjigje, na duhet t’i kthehemi dhe t’i rikthehemi veprës së tij të shkruar dhe veprës së tij të jetuar, e cila ende nuk është studiuar dhe kultivuar.

Adem Demaçi ishte busulla e lirisë për shqiptarët në Jugollsavi! Sepse ai i kishte dëshmuar me trup dhe me mendje të tri Jugosllavitë: kishte lindur në vitin 1936 në Jugosllavinë e parë apo monarkiste, kishte kaluar 28 vite burgim në Jugosllavinë e dytë apo të Titos dhe e kishte luftuar aktivisht dhe fuqishëm Jugosllavinë e tretë apo atë Millosheviqit. Gazetar dhe shkrimtar në profesion, guximtar dhe patriot në drejtim, aktivist dhe politikan në veprim, disident dhe i pathyeshëm në metoda, i ditur në mendje dhe njerëzor në zemër. Ky ishte Adem Demaçi përballë shkrimit, përballë burgjeve, përballë lirisë dhe përballë historisë.

Lavdi jetës aq unike dhe veprës aq autentike të Adem Demaçit për jetë e mot!/FolDrejt/

Tags: adem demaçi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Policia e Kosovës me një ceremoni përkujtimore nderon të rënët në detyrë si dhe bëri emërtimin e kampit nga Belvedere në emrin e Heroit Enver Zymeri

Lajmi tjetër

“Zbutet” moti, parashihen reshje shiu

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM