Tri femra, dy shtetase të Shqipërisë dhe një e Kosovës kanë përfunduar në pranga të policisë pas dyshimeve se kanë kryer vepra penale të lidhur me prostitucion.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, mbrëmë, rreth orës 19:35, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur raporti 24 orësh i policisë, policia ka kontrolluar një lokal të lidhur me rastin në fjalë, me ç’rast gjatë kontrollimit ka sekuestruar tre telefona dhe një fletë me shënime.
Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/