Tani që haxhinjtë po kryejnë Haxhin si njërën prej shtyllave të fesë islame, disa fotografi emocionuese kanë arritur nga Qabeja, të publikuara edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Në këto fotografi shihet nëna e dëshmores e heroinës Xhevë Ladrovci, duke bërë lutje plot përkushtim e adhurim pranë Qabesë së shenjtë.
“Nuk kam fjalë me i përshkru ndjenjat e mia. Falënderoj Zotin e Madhëruar që ma mundësojë të jem në këtë vend të bekuar, të marrë ajër në këtë vend, e të shkeli aty ku shkeli këmba e Pejgamberit a.s.. Kur e pash Qabenë për herë të parë e kur iu afrova Mekami Ibrahimit, m’u duk se jam duke fluturuar dhe se nuk jam duke ecur në tokë. Inshallah Zoti ua mundëson gjithë myslimanëve që të vijnë në këtë vend të bekuar” – na tha e emocionuar e me lot në sy nëna Fahrije.”, bën të ditur postimi i Bashkësisë Islame të Kosovës, transmeton Fol Drejt.