Sipas detajeve të raportit, nëna e tetë vjeçarit e ka raportuar të zhdukur në polici, shkruan Fol Drejt.
Ajo i ka thënë policisë se ka qenë me të në pishinën e Gërmisë, kur ai është zhdukur.
“Rr. Shpëtim Rrobaj, Prishtinë 04.08.2022 – 16:00. Një femër kosovare, ka raportuar se përderisa ishte në pishinën e Gërmisë me djalin e sajë 8 vjeçar, ai është larguar dhe nuk është kthyer më dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij” – thuhet në raportin 24 orësh.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/