Shpesh thuhet se amësia është një nga punët më të vështira, por për Najat Machiche, ajo është vetëm një nga shumë punë që kryen.
Gruaja 43-vjeçare dhe nëna e tetë fëmijëve ka marrë vëmendjen e mediave për suksesin e saj në Universitetin Shtetëror Wayne.
Najat sapo ka diplomuar në një drejtin inxhinierie, duke balancuar disa role të ndryshme brenda familjes, jetës profesionale dhe akademike.
“Unë shkoj në punë, i dërgoj fëmijët në shkollë, vij nga puna, shkoj për të ushtruar, i marr fëmijët me vete për aktivitete dhe gatuaj për familjen”, thotë ajo, duke përshkruar ecurinë ditës së saj tipike.
Duke i quajtur studimet në Universitetin Shtetëror Wayne si “një shans të dytë” për të arritur ëndrrat e saj të përjetshme, Machiche tha se babai i saj fillimisht donte që ajo të vinte në Shtetet e Bashkuara për një doktoraturë në Fizikë në vitin 1999.
Në vend se të ndiqte synimet e të atit, ajo u takua me burrin e saj dhe nisi një familje, dhe tani po mbaron porosinë e babait.
Fëmijët e saj janë të moshës 17 deri në 8 vjeç. Ajo ka impresionuar profesorët, por edhe publikun amerikan të cilët e kanë lavdëruar për vullnetin. /foldrejt/