Një nënë në zonën elektorale të Rishi Sunakut e ka paralajmëruar atë se po kalon “net pa gjumë” pasi shkolla e fëmijës së saj ka mungesë të parave që i nevojiten për blerjen e pajisjeve për fëmijët transmeton Fol Drejt.
Mirror zbuloi në fillim të këtij viti se shkolla fillore Leyburn po përpiqet dëshpërimisht të mbledhë para pasi nuk mund të përballojë kompjuterë të rinj. Por kryeministri, i cili është deputeti lokal në Richmond në North Yorkshire, dhuroi një shishe verë me vlerë vetëm 10 £ për t’i ndihmuar ata në përpjekjet e tyre.
Ajo i tha atij: “Ne po përpiqemi të mbledhim 18,000 £ për të mbuluar koston e kompjuterëve të rinj për shkollën. Po kalojmë net pa gjumë, organizojmë ngjarje, ditë argëtuese familjare. A duhet vërtet t’i bëjmë të gjitha këto për t’i furnizuar fëmijët me teknologjinë moderne?”
Sunak hodhi poshtë kritikat, duke thënë: “Unë kujdesem me pasion për arsimimin e fëmijëve tanë. Unë mendoj se ndoshta një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëj është të sigurohem që ne të kemi një sistem arsimor të klasit botëror për t’i përgatitur fëmijët për të ardhmen. Kjo është puna ime më e rëndësishme, sinqerisht.”
Sipas tij, fluksi i fëmijëve që i ndjekin shkollat, është më i larti në Britaninë e Madhe, si kurrë më parë./FolDrejt/