Shkencëtarët thonë se një nëndetëse bërthamore ruse që u fundos pranë brigjeve të Norvegjisë në Detin Barenc në vitin 1989, është duke lëshuar nivele të larta rrezatimi. Nëndetësja “Komsomolets” u fundos pasi në bord shpërtheu një zjarr, i cili u mori jetën 42 marinarëve.
Nëndetësja “Komsomolets” funksiononte me energji bërthamore dhe ishte e mbrojtur nga një shtresë titani. Ajo gjithashtu kishte dy raketa që mund të godisnin me armatim bërthamor.
Ndërkohë, Rusia dhe Norvegjia kanë monitoruar nivelet e rrezatimit çdo vit, që nga momenti kur ndodhi fundosja. Por, kjo është hera e parë që për matjet u përdor një paisje zhytëse nënujore.
“Do të ndjekim situatën pranë të çarave të ventilimit. Do të vëzhgojmë nëpërmjet kamerave për të parë nëse krijohet sërish një mjegull e këtillë. Do të vazhdojmë pastaj me teste të tjera”, thotë Elisa Heldal, kryesuese e ekspeditës monitoruese.
Zonja Heldal thotë se nivelet e radiacionit mund të përhapen me shpejtësi në këtë zonë ku ka peshq të shumtë.
Nëndetësja “Komsomolets” u fundos pasi në bord shpërtheu një zjarr, i cili u mori jetën 42 marinarëve nga gjithsej 69 marinarë që ishte ekupiazhi i saj. /VOA