Për herë të parë që nga vitet 1980, një nëndetëse raketore balistike e armatosur me armë bërthamore të SHBA (SSBN) vizitoi Korenë e Jugut të martën, ndërsa aleatët nisën bisedimet për të koordinuar përgjigjet e tyre në rast të një lufte bërthamore me Korenë e Veriut, raporton Reuters.
Koordinatori Indo-Paqësor i Shtëpisë së Bardhë, Kurt Campbell, konfirmoi vizitën e rrallë, e cila ishte pritur pasi u njoftua në një deklaratë të përbashkët gjatë një samiti midis presidentit të Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol dhe Presidentit të SHBA Joe Biden në Uashington në prill.
“Ndërsa flasim sot, një nëndetëse bërthamore amerikane po hyn në portin e Busanit. Është mbërritja e parë e një nëndetëse bërthamore amerikane në dekada,” u tha Campbell gazetarëve në një konferencë në Seul, ku mori pjesë në bisedimet e para bërthamore me zyrtarët e Koresë së Jugut.