Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehhaj, ka njoftuar se nënoficerët e FSK-së, Besart Kasumi, Faton Krasniqi, Arben Rexhepi dhe Ismet Istogu, pas disa ditë ecjesh mjaft sfiduese, sot kanë arritur të ngjiten në Kilimanxharo, raporton Fol Drejt.
“Nënoficerët e FSK-së, Besart Kasumi, Faton Krasniqi, Arben Rexhepi dhe Ismet Istogu, pas disa ditë ecjesh mjaft sfiduese, sot kanë arritur të ngjiten në Kilimanxharo, majën më të lartë në kontinentin afrikan me lartësi prej 5895 metra.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj shtoi se pas rezultateve të larta në shërbim e stërvitje dhe sukseseve në operacione, komandot e FSK-së, na bëjnë krenar edhe me aktivitete e ekspedita të kësaj natyre.
“Ju lumtë djema e vazhdoni të lartësoni si gjithmonë ushtrinë, flamurin, kombin dhe atdheun tonë!”, tha në fund Mehaj. /FolDrejt/