Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se nënoficerët e FSK-së janë radhitur ndër më të mirët në garën “Best Warrior Competition 2023”, shkruan Fol Drejt.
“”Best Warrior Competition 2023″ gara në të cilën nënoficerët e FSK-së u radhitën ndër më të mirët, pasi treguan sukses në 16 disiplina teorike e praktike.”, shkroi Mehaj në Faacebook.
Mehaj theksoi se ushtari specialist, Sokol Hoxha, është radhitur në vendin e tretë, ndërsa Rreshter Astrit Gashi në vendin e pestë.
Në fund ai tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është ushtria dhe krenaria e Kosovës. /FolDrejt/