Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të studiojnë së bashku me ata të Shqipërisë.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në facebook, përcjell Fol Drejt.
“Krah për krah si një trup i vetëm studiojnë nënoficerët e forcave tona me vëllezërit e motrat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë
Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë u hap kursi i 52-të i Avancuar i Nënoficerit, i përbërë nga 55 kursantë, ku 6 prej tyre janë nënoficerë të FSK-së.
Suksese të gjithëve bashkë me mirënjohjen e falënderimin vëllazëror për ministrinë dhe forcat shqiptare për gjithë mbështetjen në profesionalizmin në veçanti, si dhe zhvillimin dhe forcimin e Ushtrisë sonë në përgjithësi.
Së bashku jemi giithmonë më të fortë!”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/