Victoria Nuland iu ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të bëjnë më shumë në qetësimin e situatës dhe të fillojnë zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes së Ohrit, shkruan Fol Drejt.
“Me kënaqësi mirëpres mikun e vjetër, Miroslav Lajçak. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zvogëlojnë tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit. Ne vazhdojmë të mbështesim planin trepikësh të BE-së si mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës” – ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.
Pleased to welcome old friend EUSR @MiroslavLajcak. We urge Kosovo and Serbia to de-escalate tensions immediately and begin implementing Ohrid commitments. We continue to support the EU three-point plan as the best way to resolve the crisis. pic.twitter.com/ZT4pnaEYYd
— Under Secretary Victoria Nuland (@UnderSecStateP) June 21, 2023
Ua kujtojmë se ditë më parë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, u kërkua nga Serbia që t’i lironte menjëherë policët e rrëmbyer brenda territorit të Kosovës. Atyre u është shqiptuar një masë paraburgimi, ndërsa për këtë ka marr vendim vetë presidenti i Serbisë – Aleksandër Vuçiq.
Përndryshe, për takimin ndërmjet Nuland dhe Lajçak ka shkruar edhe ky i fundit. Sipas të dërguarit special të Bashkimit Evropian (BE), për çështjen e Kosovë – Serbi, temë diskutimi në takimin me Nuland ishte situata aktuale në veri të vendit. Sipas tij, në këtë takim, ata janë pajtuar që është shumë e rëndësishme që situata në veri, të deeskalohet./FolDrejt/