Është nënshkruar një memorandum bashkëpunues për renovimin e Sallës së Kuqe në Pallatin e Rinisë, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur, kryeshefja e Pallatit të Rinisë, Mrika Gashi Macula nënshkroi memorandumin bashkëpunues se bashku me kryeshefin e Ndërmarrjes Publike Banesore, z. Artan Berisha për rinovimin e sallës.
Znj. Mrika Gashi – Macula theksoi domosdoshmërinë për rinovimin e kësaj salle.
“Ka qenë një nga vendimet e para që kam marr sapo kam ardhur në krye të NPL Pallatit të Rinisë, është emergjente t’i japim kësaj salle pamjen dinjitoze dhe jam e lumtur që kësaj nisme iu bashkangjitur menjëherë dhe z. Artan Berisha, sepse në këtë mënyrë iu ofrojmë qytetarëve dhe artistëve tanë kushte adekuate dhe një standard në salla koncertale si kjo”, tha Mrika Gashi- Macula.
Nga ana tjetër, z. Artan Berisha, u shpreh i gatshëm dhe bashkëpunues për të dhënë kontributin e tij duke krijuar kushtet adekuate për këtë salle dhe projekte tjera./FolDrejt/