Antoine Griezmann ishte një nga lojtarët kryesorë dhe udhëheqësit më të rëndësishëm të Francës për të fituar Kupën e Botës në vitin 2018.
Por e njëjta gjë nuk po ndodh në ndeshjet e fundit që sulmuesi ka luajtur me “Gjelat”, duke humbur kështu kontaktin me golin.
Francezi po përjeton një nga momentet më të vështirë në karrierën e tij futbollistike, pasi te Atletico Madrid është i detyruar të luajë gjithmonë si zëvendësues, teksa në dispozicion do të ketë jo më shumë se 30 minuta në ndeshje, kjo për shkak të një marrëveshje mes Atleticos dhe Barcelonës.
Në këto kushte Griezmann nuk është shumë vendimtarë dhe produktiv te Franca. Edhe mbrëmjen e djeshme ndaj Danimarkës sulmuesi nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës për të 9-tën ndeshje radhazi me Kombëtaren.
Autori i 42 golave në 108 paraqitje, nuk kishte ndodhur kurrë që të ishte kaq i thatë për kaq shumë kohë me Francën, ndërsa te Atletico edhe pse me pak minuta ia ka dalë të shënojë gola të rëndësishëm për “Los Cholchoneros”. /abcnews.al/