Në të shtënat që ndodhën herët në mëngjes sot në një klub nate në qendër të Cleveland, në shtetin amerikan të Ohajos, nëntë persona mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital, njoftuan sot zyrtarët lokalë.
Policia tha se informacionet paraprake treguan se dikush hapi zjarr ndaj një grupi njerëzish në klubin District Warehouse rreth orës 2:30 të mëngjesit, rreth kohës që klubet mbyllen.
I dyshuari më pas u largua nga vendi i ngjarjes, raportoi AP./FolDrejt/