Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.328 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, transmeton Fol Drejt.
Deri më sot janë dhënë 102.818 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 284 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.182.
Në total numri i rasteve aktive është 56./FolDrejt/