Ekipet e shpëtimit nga Nepali vazhduan sot kërkimin për katër persona të cilët janë ende të zhdukur pasi një aeroplan me 72 persona u rrëzua në atë vend të dielën, thanë zyrtarët.
Deri më tani, shërbimet e shpëtimit kanë gjetur trupat e 68 personave, nga 72 që ndodheshin në avionin ATR-72 të Jeti Airlines, i cili u rrëzua pranë qytetit të Pokarit, pak minuta para uljes.
Në aeroplan, i cili po shkonte nga kryeqyteti Katmandu në Pokhara, ndodheshin 57 shtetas nepalezë, pesë indianë, katër rusë, dy koreano-jugorë dhe nga një person nga Argjentina, Irlanda, Australia dhe Franca./FolDrejt/