Qeveria e Nepalit ka mbyllur shkollat për shkak të ndotjes atmosferike, gjë që nuk ka ndodhur në atë vend që është i njohur për Himalajet.
Kryeqyteti Kathmandu aktualisht është ndër qytetet më të ndotura në botë pasi vlera e indeksit të cilësisë së ajrit ishte më e lartë se 300 në fund të javës së kaluar, e cila është një nivel i lartë i ndotjes.
Qeveria gjithashtu u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të përmbahen nga puna e ndërtimit dhe djegia e mbeturinave. Ekspertët ia atribuojnë ndotjen zjarreve në pyje që janë aktive në disa pjesë të vendit dhe kushteve të motit.