Kosova mund të fitojë afro katër miliardë euro nëse heq dorë nga përdorimi i thëngjillit deri në vitin 2030-të.
Vendi ynë pritet të përfitojë 23.8 përqind nga fondi prej 17.5 miliardë eurosh i quajtur “Fondi i Tranzicionit të Drejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor”, i themeluar nga Bashkimi Europian bazuar në Marrëveshjen e Parisit.
Kështu thuhet në një analizë të publikuar nga The Green Tank (Athinë) dhe CEE Bankwatch Network (Pragë), dy rrjete këto që përbëhen nga ekspertë të shquar të energjisë.
Sa i përket energjisë elektrike, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbështetën prej shumë kohësh në thëngjill.
Mirëpo kur komuniteti ndërkombëtar po mobilizohet për të trajtuar krizën klimatike, thëngjilli po bëhet joekonomik dhe termocentralet e vjetruara të rajonit do të duhet të mbyllen në vitet në vijim.
Politikat e reja klimatike të Bashkimit Evropian të dizajnuara për ta bërë energjinë e thëngjillit më të shtrenjtë dhe përfundimisht të vjetërsuar – nga objektivat klimatike të BE-së për vitin 2030 deri te Mekanizmi i planifikuar i Rregullimit të Kufirit të Karbonit, do të ndikojnë në energjinë elektrike me bazë thëngjilli të importuar nga Ballkani Perëndimor dhe do të çojnë në një reduktim gradual të prodhimi të thëngjillit në rajon.
Mirëpo, një tranzicion për largim nga thëngjilli në rajon – në vetvete një mundësi e madhe zhvillimi duhet të bëhet në një mënyrë të menaxhuar, gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, veçanërisht duke përfshirë ata që do të preken më shumë prej tij, domethënë punëtorët e thëngjillit dhe komunitetet fqinje të minierave. Një proces i tillë kërkon gjithashtu një mobilizim të konsiderueshëm të burimeve publike.
Raporti i ri i Green Tank dhe Bankwatch, i titulluar “Një fond i drejtë tranzicioni për vendet e Ballkanit Perëndimor”, nënvizon nevojën për një Fond të Drejtë Tranzicioni për Ballkanin Perëndimor dhe përdor një model të zhvilluar posaçërisht për të hulumtuar se si një fond i tillë mund të ndahet në mënyrën më të drejtë të mundshme.
Modeli i propozuar i shpërndarjes përdor pesë kritere të cilat përcaktojnë varësinë e secilit vend nga thëngjilli dhe nafta, ambicia klimatike e secilit vend siç pasqyrohet në angazhimet e njohura në faza, nivelet e ndotjes që vijnë nga përdorimi i thëngjillit dhe kapaciteti financiar i secilit vend për të përballuar sfidat e tranzicionit nga karburantet fosile.
Gjashtë skenarë të largimit të thëngjillit u analizuan duke përdorur modelin, si dhe një sërë kompensimesh të ndryshme për kriteret e alokimit.
Rezultati kryesor i analizës është se angazhimi për të ndaluar përdorimin e thëngjillit do të rrisë ndjeshëm pjesën e fondit që do të marrë një vend i caktuar.
Serbia përfiton më së shumti nga largimi më i hershëm i thëngjillit në pesë nga gjashtë skenarët e analizuar, duke marrë deri në 45.4 përqind të Fondit.Bosnja e Hercegovina mund të marrë deri në 34.6 për qind dhe të tejkalojë edhe pjesën e Serbisë në skenarin në të cilin Bosnja heq dorë nga thëngjilli deri në vitin 2030, dhe Serbia dhe Kosova vazhdojnë me modelin e energjisë elektrike me bazë thëngjilli deri në 2050 dhe 2040, respektivisht.Kosova mund të marrë deri në 23.8 për qind me kusht që të angazhohet për heqjen e thëngjillit deri në vitin 2030.Fakti që Maqedonia e Veriut është zotuar për një datë të largimit nga thëngjilli në vitin 2027, rrit pjesën e saj deri në 13 për qind të fondit, pothuajse dyfishi i pjesës prej 7.36 për qind që do të kishte marrë nëse do të kishte vendosur të zgjaste varësinë e saj nga qymyri deri në 2050.Mali i Zi potencialisht mund të trefishojë pjesën e tij në pothuajse katër për qind të fondit nëse vendos të heqë dorë nga uzina e tij e vetme e qymyrit, që aktualisht funksionon përtej 20 mijë orëve legale të funksionimit, deri në vitin 2022 në vend të datës së premtuar të mbylljes së tij më 2035.
Për më tepër, diferencat midis hiseve potenciale më të vogla dhe më të mëdha të secilit vend për gjashtë skenarët e largimit të thëngjillit rriten kur kriteri i shpejtësisë së tranzicionit ka një peshë më të madhe, ndërsa llogaritja e kapacitetit financiar të vendeve të Ballkanit Perëndimor në hartimin e Fondit të Tranzicionit të Drejtë favorizon vendet më të dobëta (Kosovën, BeH dhe Shqipërinë).
Për të shmangur sfidat e mëdhat të tranzicionit energjetik, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të fillojnë të planifikojnë menjëherë rajonet e thëngjillit.
Kështu tha Analist i Lartë i Politikave të Green Tank Nikos Mantzaris.
“Për të shmangur sfidat e mëdha të një tranzicioni të papritur si ai që po ndodh aktualisht në rajonet e linjitit të Greqisë, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të fillojnë të planifikojnë menjëherë tranzicionin e rajoneve të tyre të thëngjillit. BE-ja duhet të ofrojë mbështetje teknike dhe financiare në zhvillimin e një Fondi të Drejtë Tranzicioni për Ballkanin Perëndimor, ndërsa shpejtësia e tranzicionit duhet patjetër të përfshihet në kriteret e alokimit për të vlerësuar saktë urgjencën e tranzicionit në secilin vend”.
Ioana Ciuta nga rrjeti Bankwatch CEE tha se shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin duke luftuar këtë dimër me dështimet e termocentraleve dhe vështirësitë e furnizimit me thëngjill.
“Tranzicioni larg nga karburantet fosile në Ballkanin Perëndimor po vjen shumë më shpejt nga sa presin qeveritë dhe një Fond i Drejtë Tranzicionit është shumë i nevojshëm për të mbështetur këtë proces. Këtë dimër, pjesa më e madhe e rajonit ka qenë duke luftuar me dështimet e termocentraleve dhe vështirësitë e furnizimit me thëngjill. Termocentralet e vjetruara të thëngjillit në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Kosovë dolën ‘offline’, duke nënvizuar nevojën për të përshpejtuar investimet në masat e efikasitetit të energjisë dhe format e qëndrueshme të prodhimit të decentralizuar të energjisë së rinovueshme”.