Preza është vetëm 25 km nga Tirana dhe atje tani keni edhe një tjetër arsye për të shkuar. Një bujtinë në fushën e agroturizmit. Në këtë bujtinë, të ringritur me mbështetjen e programit kombëtar për zhvillimin rural, ishte Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca.
Qemal Alushi, sipërmarrësi i kësaj iniciative tregon se biznesin e ka filluar në vitin 2000 me mbjelljen e vreshtave dhe ndërtimin e një kantine vere, për ta kthyer tashmë, me mbështetjen e AZHBR-së, në një bujtinë, transmeton Foldrejt.com.
Qemali në biznesin e tij ka angazhuar edhe të gjithë fermerët e zonës me të cilët lidh kontrata për produktet që ata prodhojnë./ Foldrejt.com
https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/240974776709251/