Është koha që ta merrni seriozisht gjumin që ju ndërpritet vazhdimisht…
Mosbërja e një gjumi të mjaftueshëm nuk është një problem që prek vetëm një segment të caktuar të popullsisë. Sipas studimeve, deri në vitin 2013 mesatarisht 40 për qind e njerëzve flenë më pak se koha e rekomanduar e gjumit në natë, në krahasim me 11 për qind të popullsisë në vitin 1942.
Efektet anësore negative të gjumit të pamjaftueshëm janë të dokumentuara mirë, por siç rezulton, nuk është vetëm kohëzgjatja e dremitjes që ndikon në shëndetin tuaj, transmeton living.al.
Një studim i kohëve të fundit ka treguar një lidhje mes zgjimit gjatë mesit të natës dhe një rritje të rrezikut për zhvillimin e Alzheimer-it.
Universiteti i Illinois zhvilloi një studim për gjumin me 516 të rritur, të moshës 71-78 vjeç. Studimi zbuloi se proteinat që lidhen me Alzheimer-in, të njohur si biomarker, ishin më të larta tek pjesëmarrësit që vuanin nga çrregullime të frymëmarrjes gjatë gjumit që çonin në ndërprerje të shpeshta të gjumit.
Sipas Alzheimer Association, 20 përqind e grave dhe 30 përqind e meshkujve vuajnë nga apnea e gjumit, çrregullimi më i zakonshëm i frymëmarrjes gjatë gjumit.
Kjo ndërprerje gjumi është shumë më ndryshe se zgjimi mesatar i rastësishëm (i cili mund të jetë një mekanizëm mbrojtës evolucionar); individët e prekur nga çrregullimet e gjumit të frymëmarrjes mësohet se zgjohen nga 60 herë në natë.