Shkruan: Dr. Izet Zeqiri
Si rezulltat i Covid 19 humbjet e ekonomisë dhe të shtetit janë evidente dhe mundet të maten. Si rezulltat i krizës COVID 19 deri tashë vetëm të hyrat e shtetit janë zvogëluar për 75 milionë euro pa mos llogaritur humbjet e bizneseve. Edhe pse qeveria nuk i bënë transparente numrat nga përllogaritjet e bëra rezullton se në muajin mars kemi patur humbje të të hyrave buxhetore për 29 milionë euro. Nese të hyrat e shtetit në muajin mars të 2019 ishin 237 milion euro, realizimi i të hyrave në muajin mars të 2020 ishin për 14,28% më të vogla, gjithësej të realizuara 208 milonë euro. Kurse dy javët e para të muajit prill kemi zvogëlim të të hyrave buxhetore për 46 milion euro, karahasuar me dy javët e para të prillit të 2019 zvogëlimi është për 38,15%.
Nëse mbyllja shkaku i virusit corona do të zgjat 70 ditë atëherë minusi në arkën e shtetit do të shkonte mbi 160 milonë euro.
Janë të pamjaftueshme shkurtimet që i bëri qeveria prej 106.3 milonë euro të shfrytëzuesvë të ndryshëm buxhetor. Qeveria duhet të zvogëloj ende edhe një pjesë të pozicioneve të mallrave dhe sherbimeve në buxhet, të zvogëloj shpenzimet e udhëtimeve dhe mëditjet, mirëmbatjet e ndryshme dhe një pjese të shërbimeve të kontraktuara. Ajo duhet të zvogëlon të gjitha projektet populiste që u planifikuan për shkakë të zgjedhjeve.
Qeveria duhet të heq dorë nga investimet jo prioritare kapitale të cilat nuk janë prioritet në këtë kohë të pandemisë, kur është rezikuar shëndeti i qytetarëve. Prandaj paratë për investimet kapitale dhe objekte të tjera infrastrukturore që janë planifikuar 380 milionë euro, duhet të ridestinohen dhe të orientohen në menaxhimin e krizës dhe përkrarjen e bizneseve që kërkojnë masa për kufizimin e ndikimit ekonomik të pandemisë.Është e domodoshme krahas masave për distancimin social dhe masave tjera mbrojtëse duhet të vazhdohet me testime dhe të hapet mundësia për punë e bizneseve në mënyrë që humbjet të jenë sa më të vogla. Ka degë ekonomike të cilat mundet të fillojnë të punojnë pa kufizime por duke respektuar masat.