Gurët, të ngulitur në brigje për të shënuar nivelet e ujit gjatë zisë së bukës, janë ekspozuar ndërsa thatësira vazhdon të godasë Evropën.
Thatësira e madhe ka shkaktuar uljen e nivelit të ujit të lumit Elba, duke ekspozuar “gurët e urisë” shekullore, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Një gur tani i dukshëm në Decin, ku Elba rrjedh nga Republika Çeke në Gjermani, është gdhendur me një paralajmërim nga viti 1616 që thotë: “Nëse më shihni, qani”.
Gurët, të ngulitur në brigje për të shënuar nivelet e ujit gjatë zisë së bukës, janë ekspozuar ndërsa thatësira vazhdon të godasë Evropën.
Gurë të tjerë, të cilët ishin të zakonshëm në vendbanimet gjermane nga shekulli i 16-të deri në shekullin e 19-të, ishin të gdhendura me paralajmërime të ngjashme makabre për rënien e nivelit të ujit. Nivelet e ujit në Rhine arritën në nivele rekordE të hënën./FolDrejt/