Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, ka paralajmëruar se në rast se situata me pandeminë vazhdon të përkeqësohet, do të mbyllen shkollat.
“Po t’i kishim mbyllur shkollat sot kishte me qenë problem jashtëzakonisht i madh. Ua kemi lënë shkollave që ata me vendosë a me shku online a mos me shku”.
“Jam shumë i vetëdijshëm për shëndetin mendor të fëmijëve dhe se nëse mbyllim shkollat, ekonomia ka me pësu jashtëzakonisht shumë për shkak të prindërve që duhet të kujdesen për fëmijët Kjo është dicka që edhe Ministria e arsimit po edhe ne si Ministri e shëndetësisë, jemi marrë vesh. Nëse nesër na përkeqësohet gjendja, kemi me i mbyllë shkollat për një kohë të caktuar”, ka thënë Latifi./KlanKosova