Një valë reagimesh kanë shpërthyer fill pas lajmit për rrëmbimin e tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, brenda territorit të vendit, nga forcat serbe, shkruan Fol Drejt.
Veç zyrtarëve vendorë, që nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë, ka pasur edhe reagime të tjera.
Vincenzo Grasso, ish zëdhënës i KFOR-it në Kosovë, ka theksuar faktin se, nëse akti ka ndodhur brenda territorit të Kosovës, atëherë bëhet fjalë për shkelje të marrëveshjeve ushtarake.
“Nëse konfirmohet se “arrestimi” ka ndodhur në Kosovë, është shkelje e qartë e Marrëveshjes Teknike Ushtarake dhe Rezolutës 1244, prandaj KFOR duhet të hetojë”, ka thënë ai.
Për më tepër, sipas tij, shenjat tregojnë se akti nuk ka ndodhur rastësisht, por është planifikuar, “dyshoj!” – ka thënë Grasso.
Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar lirim të menjëhershëm të tyre, por faktori ndërkombëtar në Kosovë, duket se po rezervohet nga deklaratat. Deri më tani nuk ka ndonjë reagim të vendeve të QUINT-tit./FolDrejt/