Manchester City mundi 2:1 Manchester United në finalen e FA Cup dhe kështu fitoi trofeun e dytë të sezonit. Skuadra e Pep Guardiolës ka shënuar fitore me dy golat e Ilkay Gundogan, ndërsa për United ka shënuar Bruno Fernandes.
“Ne jemi të thyer, të zhgënjyer, sigurisht, por unë jam krenar për ekipin tim. Luajtëm shumë mirë, pranuam dy gola të lirë, por ishim në lojë. Kishte një shpirt të madh dhe ishim të organizuar mirë. Është për të ardhur keq, pranuam gola që duhej t’i shmangnim. Kur luan kundër Cityt dhe nuk pranon asgjë nga loja e hapur, është një meritë e madhe për ekipin, por nëse pranon gola të tillë, është zhgënjyese”, tha trajneri i United, Ten Hag pas ndeshjes dhe shtoi:
“Kjo skuadër tregoi elasticitet, karakter dhe personalitet. Ne e dimë se kemi një rrugë përpara, por kjo do të na bëjë më mirë. Ishte një test për ne, ne dështuam, por mund të marrim shumë gjëra pozitive nga kjo humbje për tjetrin sezon.” /FolDrejt/