Fol Drejt
E martë, 20 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Nëse Serbia nuk do të “pinte duhan” në Katar, sot nuk do përshkallëzohej situata në Kosovë

2 vjet më parë
in OP/ED, RAJON
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nëse ekipi serb i futbollit nuk do të ishte eliminuar (për turp) nga Kupa e Botës në Katar, sot nuk do ta përjetonim përshkallëzimin e krizës në veri të Kosovës. Do ta shihnim presidentin serb Aleksandar Vuçiq, huliganin e moshuar më të famshmin në Ballkan, duke brohoritur me fanatizëm në këndin e nderit në Doha, duke bërë foto me sheikët arabë, pamje këto që do të vinin në një transmetim të drejtpërdrejtë në TV Pink.

Nga Gordan Duhaček

Vuçiq do të shpjegonte gjerë e gjatë për një kohë se si suksesi i kombëtares së futbollit ishte në të vërtetë i tij dhe se ai – sipas versionit më të keq të Tuxhmanit – rregulloi taktikat për trajnerin Dragan Stojkoviç duke urdhëruar se cilët lojtarë të ishin titullarë. Ai gjithashtu do të shtonte se ka nënshkruar disa marrëveshje të mëdha në Katar, të cilat do ta bënin popullin e Serbisë të jetojë edhe më mirë seç janë duke jetuar tani.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Operacioni standard politiko-propagandistik i Vuçiqit

Mirëpo, duke qenë se këto mbetën ëndrra boshe, Vuçiq organizoi një nga operacionet e tij standarde politiko-propagandistike, në mënyrë që të paraqitej edhe një herë si shpëtimtari i popullit serb dhe faktor relevant në këtë pjesë të Evropës.

Akti i rremë është kryer përsëri, ndërsa Kroacia aktualisht është një superfuqi futbolli, ku ndaj saj nuk ka ndikim as as tre për qind; dhe në Bosnje e Hercegovinë ndaj tij ka tronditje dhe mosbesim, ndërsa po kryhet një proces relativisht konstruktiv i vendosjes së pushtetit shtetëror; Vuçiq, për këto arsye iu kthye skenarit të tij më të madh: veriut të Kosovës, ku ende mbetën një pjesë e vogël e serbëve atje.

Ajo që po shohim ditët e fundit në veri të Kosovës është vetëm një tjetër performancë e Vuçiqit, e cila i jep atij mundësinë që edhe një herë, si të gjithë ata që kanë çrregullime të personalitetit narcisist, të dal në ballë, të flasë gjatë se si ndihet, se sa e vështirë është për të, ndërsa e projekton veten si shpëtimtar të Serbisë. Ndërkohë mediat i trajtojnë disa serbë nga Kosova si arinj në zinxhir, të cilët kanë vetëm një qëllim në jetë: të kërcejnë siç u thotë Vuçiqi.

Kurti e mposhti Vuçiqin

Nuk ka dyshim se një arsye shtesë për përshkallëzimin e fundit është fakti se në javët e fundit Vuçiq u vu në lojë me mjeshtëri nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke treguar se nuk ka penicilinë më të mirë për inflamacionin e quajtur Vuçiç sesa racionaliteti i ftohtë, qetësia dhe këmbëngulja.

Vuçiqi e humb durimin për një arsye, sepse ai vetë e kupton se nuk është në lartësinë e Kurtit dhe se nuk i bën përshtypje dramatizimi i tij. Prandaj nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta quante Kurtin “llum terrorist” dhe të nderoj serbët e Kosovës që janë të gatshëm të bashkëpunojnë me të, në ofendime edhe më të këqija.

Është e vështirë të thuash saktësisht se cili është kontesti aktual i pazgjidhur ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sepse bëhet fjalë për arsye teknike, si: targa, postera në pikat kufitare dhe marrëzi të llojit se ku varet flamuri i kujt.

Një përsëritje e fjalimit famëkeq nga Glina

Më e keqja nga të gjitha është se Vuçiq sërish ka nxitur një pjesë të serbëve të Kosovës që të punojnë në dëm të tyre, siç bëri dikur me serbët e Kroacisë në Glinë. Presidenti i Serbisë në fakt po bën gjithçka që është e mundur që serbët nga veriu i Kosovës të zhduken. Me këtë, për fat të keq, ai nuk do të ishte lideri i parë i Serbisë që është i gatshëm të sakrifikojë njerëzit e tij në emër të territorit, duke gënjyer se po punon në favor të tyre.

Është shqetësuese të shohësh se sa shumë ky njeri i kompleksuar, i cili ashiqare duket se nuk i ka të gjitha pjesët në kokë, e urren popullin serb dhe sa shumë përpiqet të shkatërrojë jetën e një brezi tjetër të serbëve. Njerëzit e tij janë thjesht rekuizita në shfaqje, një justifikim që ai të shfaqet në ndonjë televizion të regjimit dhe t’i bëjë pyetje të rëndësishme retorike SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, para të cilëve normalisht gjunjëzohet live dhe lutet për më shumë para.

Si u zvarrit Vuçiq nën këmbët e BE-së

E gjithë kjo ndërkohë është bërë transparente e e padurueshme, sidomos kur kujtojmë se dhjetë ditë më parë Vuçiq kërcënoi se nuk do të paraqitej në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, vetëm për t’u zvarritur atje dhe për t’u përkulur para atyre që, për nevoja politike të brendshme ndodheshin aty, e ndërsa vetëm disa ditë më parë në mediat e tij, ata ishin “pështyrë”. Çfarë frikacaku, çfarë hochstapleri!

Lutja e luftës i ndihmon Vuçiqit edhe në marifetin e quajtur politikë e jashtme e Serbisë, sepse përderisa ai përpiqet të parandalojë luftën e tendave në Kosovë, askush nuk e pyet se çfarë u bë me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

E gjithë kjo ndodh pas shpinës së njerëzve të thjeshtë, të cilëve u kërkohet të sakrifikojnë jetën në emër të modës së fundit të Vuçiqit. Sepse, sado të jetë loja e Vuçiqit, gjithmonë ka mundësi që gjërat të dalin jashtë kontrollit dhe të fillojnë të shtënat masive. Duke marrë parasysh situatën aktuale në Evropë dhe balancën gjeopolitike të fuqisë, është e vështirë të vihet bast se Serbia do të dilte fitimtare nga lufta me Kosovën. Çfarëdo që të thotë fitorja në atë rast…

Serbët e Kosovës po paguajnë çmimin më të madh për çmendurinë e Vuçiqit

Por është më se e qartë se kush do ta paguante çmimin më të lartë në atë luftë – serbët e Kosovës. Sa më shumë që Vuçiq të avokojë për ta, aq më keq bëhet. Sa më shumë të garantojë sigurinë e tyre, aq më pak të sigurt janë ata. Ai ua ka dorëzuar shumë kohë më parë bandave të ndryshme kriminale që bredhin në veri të Kosovës dhe që janë një kërcënim shumë më i madh për ta sesa policia apo ushtria e Kosovës.

Sigurisht që edhe pala kosovare në gjithë këtë kontekst, po e bën lojën e saj, por luan shumë më zgjuar se Vuçiq. Serbët e Kosovës më në fund duhet të kuptojnë se ata janë vetëm figura shahu në lojën e dikujt tjetër, dhe se është më e mençura për ta të vënë bast për fituesin. Aleksandar Vuçiq sigurisht që nuk është ai. Është ai që i shtyn në cep të shkëmbit drejt e në humnerë. Është e dhimbshme të shikosh, edhe nëse shumë prej tyre janë të gatshëm të jenë minjtë e tij./Përkthyer nga Fol Drejt/

 

Tags: Gordan DuhačekKatarKosoveSerbiVuçiq
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Italia do të ndalojë furnizimin me armë për Ukrainën sapo të fillojnë bisedimet e paqes

Lajmi tjetër

Sondazh: 85% e ukrainasve besojnë se fitorja në luftë me Rusinë kërkon çlirimin e të gjitha territoreve, përfshirë Krimenë dhe Donbasin

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM