Mbetet ende e tensionuar situata në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës. Pavarësisht paralajmërimeve për sanksione në rast se Moska shkel sovranitetin e Ukrainës, kreu i Kremlinit u shpreh se në rast se Kievi anëtarësohet në NATO, do të japë dritën jeshile për përdorimin e armëve.
Gjatë bisedës me Putin, kreu u shtëpisë së bardhë paralajmëroi pasoja të rënda ekonomike në rast se do të ketë një ndërhyrje ruse. Nga ana e tij presidenti rus u shpreh i shqetësuar për zgjerimin e NATO-s drejt Kievit. Putin theksoi se vëzhgimi pasiv i zhvillimeve të një anëtarësimi të mundshëm të Ukrainës në NATO do të ishte një sjellje kriminale. Kjo sidomos sepse sipas Putin NATO ndjek një politikë dukshëm konfliktuale ndaj Rusisë.
Një ditë pas bisedës me Putin, Biden u shpreh se situata duhet të qetësohet në frontin lindor. Presidenti amerikan bisedoi me liderët e Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë. Por kreu i Kremlinit këmbënguli se Moska do të reagojë vetëm në rast vetëmbrojtjeje, dhe që situata është shqetësuese pasi një anëtarësim i Kievit në NATO, do të nënkuptonte vendosjen e trupave dhe bazave ushtarake në territor ukrainas. Sipas tij Rusia ndjek një politikë të jashtme paqësore por ka të drejtë të mbrojë sigurinë e saj.
Presidenti i këshillit të Bashkimit Europian Charles Michel u shpreh se në Rusia do të shkelë sovranitetin e Ukrainës, do të paguajë një çmim të lartë. Por gjithsesi ai ende beson në dialogun me Moskën. Michel theksoi se Ukraina është një rajon strategjik shumë i rëndësishëm./abcnews.al