Nesër në Mal të Zi do të inaugurohet Jakov Milatoviq, presidenti i tretë që nga shpallja ose rinovimi i pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006, raportojnë mediat lokale, përcjell Fol Drejt.
Në mesditë, në vend se në kryeqytetin malazez Cetinje, siç ka qenë praktikë deri më tani, betimi i presidentit të ri do të bëhet në Kuvendin e Malit të Zi në Podgoricë.
Një vendim i tillë është marrë “për shkak të vlerësimit të policisë se Millatoviq mund të kërcënohet në Cetinje”, ka thënë policia malazeze.
Që nga rikthimi i pavarësisë më 21 maj 2006, kujtojmë se postin e Presidentit të Malit të Zi e kanë mbajtur Filip Vujanoviç (në dy mandate pesëvjeçare) dhe Milo Gjukanoviq, i zgjedhur në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018. /FolDrejt/