Nesër do të mbahet Ceremonia e Diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Republikës së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton Policia e Kosovës, kjo ceremoni pritet të nisë në orën 10:00, në Sallën 1 Tetori, në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, përfshirë përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës./FolDrejt/